Makinat e kërkimit si ‘Google’ apo ‘Yahoo’ i bëjnë njerëzit të mendojnë se janë më inteligjentë, për shkak se e kanë njohurin e tërë botës në gishtat e tyre – kanë zbuluar psikologët e Universitetit të Yale.
Shfletimi i internetit për informata i jep njerëzve pikëpamje të pasaktë të inteligjencës së tyre, gjë e cila shpin në vetëbesim të tepërt kur marrin vendime, paralajmërojnë ekspertët.
Në një seri me eksperimente të ndryshme, pjesëmarrësit të cilët kishin kërkuar për informacione në internet, kishin besuar se kanë më shumë njohuri rreth një subjekti të caktuar sesa pjesëmarrësit që kishin mësuar përmes mënyrave normale, siç janë leximi i një libri apo biseda me një profesionist.
Gjithashtu, përdoruesit e internetit kishin besuar se turinjtë e tyre janë shumë më të mprehtë.
Me internetin, gjërat bëhen problematike mes asaj se çfarë dini në të vërtetë dhe çfarë ju mendoni se dini. Hulumtuesit besojnë se ky vetëbesim i tepërt i fituar nga interneti mund të jetë i rrezikshëm në fushën politike ose në fushat tjera të cilat përfshijnë marrjen e vendimeve të rrezikshme.