Fjalëkyçet na shoqërojnë tashmë pothuajse në çdo hap të jetës. Nuk ka aplikacion pa llogari, e pa password. Mund të vijë momenti që këto fjalëkyçe të bëhen një lëmsh i vërtetë dhe t’i biem shkurt të përdorim të njëjtin për disa llogari.
Por nëse ky pass bie pre e ndonjë peshkimi diku dikur, do të kesh përpara teje një problem kritik sigurie. Google Chrome për desktop ka ofruar me kohë një shërbim i cili kontrollon nëse kredencialet e tua të ruajtura në të janë kompromentuar, vjedhur dhe figurojnë në ndonjë treg ilegal.
Kjo aftësi më në fund do të vijë edhe për versionin mobile, si për iOS ashtu edhe në Android. Proçesi është manual, së pari duhet të kesh ruajtur ato kredenciale në Chrome, me të kërkuar verifikimin, browseri do të dërgojë një kopje të kodit tënd vetë serverave të Google me një lloj të veçantë enkriptimi, i cili nuk lejon të shihet nga kompania.
Nga aty Google fillon të shohë nëse të dhënat e tua figurojnë në ndonjë listë pa dijeninë tënde. Me të hasur këtë skenar browseri do të të çojë direkt tek seksioni i ndërrimit të atij passwordi.
Në iOS, do të ofrohet mundësia e mbushjes automatike të kredencialeve, por edhe kërkesa për një nivel biometrik sigurie, Face ID apo shenja e gishtit