Adobe Flash ka qenë pjesë integrale e internetit në vitet e kaluara, por i njëjti gjithashtu ka qenë burimi kryesor i problemeve me performancën dhe burimi numër një i shumë dobësive të mëdha rreth sigurisë.
Sot, HTML5 është një mënyrë më e mirë për të marrë të njëjtin lloj të përmbajtjes interaktive në internet, dhe punon edhe në pajisje mobile.
Faza e ardhshme për vdekjen e ngadaltë të Adobe Flash fillon muajin e ardhshëm, kur Google Chrome do të fillojë bllokimin e gjithë përmbajtjes së Flash në shfletuesin e saj.
Kjo do të vijë si pjesë e përditësimit të Chrome 53, i cili duhet të jetë në dispozicion në fillim të shtatorit.
Chrome 53 do të bllokojë të gjitha elementet e padukshme të Flash në faqet e internetit.
Kjo nuk është përpjekja e parë e Google për të deklasuar Flash-in në ueb. Vitin e kaluar në Chrome 52, Google e ka markuar përmbajtjen në Flash me “click-to-play”.