Google gjobitet me shumë rekorde nga BE-ja

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 13:53 | Nga

Google do të gjobitet rreth 4.3 miliardë euro (5 miliardë dollarë) nga Bashkimi Evropian për aplikacionet e Androidit, që është edhe rekord për dënimet e antitrustit, raporton Reuters.

Rregullatorët antitrust të Bashkimi Evropian kanë vënë një gjobë prej 4.34 miliardë eurosh kundër Google-s për ndalesa ilegale ndaj prodhuesve të smartfonëve me Android e operatorëve të rrjeteve mobile, transmeton koha.net.

Komisioni Evropian ka urdhëruar Google-n që të ndalojë sjelljen e paligjshme në 90 ditët e ardhshme apo do të përballet me dënime të tjera që mund të shkojnë deri në 5 për qind të të ardhurave të kompanisë amë Alphabet në të gjithë botën.

Ligjvënësit e BE-së gjithashtu kanë hedhur poshtë pohimet e Google-s, ku citonin Apple-n si konkurrent të pajisjeve me Android.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme