Google njoftoi se do të investojë rreth 2 miliardë dollarë në një qendër të të dhënave në Poloni për shërbimet “cloud”.
Sipas lajmit të gazetës Puls Biznesu, drejtoresha e Google Cloud për Zhvillimin e Punëve në Poloni dhe Evropën Qendrore dhe Lindore, Magdalena Dziewguc, theksoi se investimi prej rreth 2 miliardë dollarëve i Google është investimi më i madh në infrastrukturën “cloud” në Poloni.
Ajo, siç transmeton AA, tha se pritet që qendra e të dhënave të nisë të veprojë në fillim të vitit të ardhshëm.
Polonia, vendi me ekonominë më të madhe në Evropën Lindore, tërheq vëmendjen që përpiqet të pozicionohet si një qendër rajonale teknologjike.
Gjithashtu edhe Microsoft me seli në SHBA, në muajin maj kishte njoftuar se do të investojë 1 miliard dollarë në qendrën e të dhënave në Poloni.