Google ka lansuar një fond prej 268 milionë dollarësh, me qëllim të blerjes së aksioneve nëpër kompani të ndryshme farmaceutike nëpër Evropë.
Gjatë një rritje të madhe të interesimin në sektorin e shëndetësisë në Britani, kompania gjigante Verily Life Sciences do të financoj kompanitë e ndryshme që kanë nevojë për para për fazat e fundit dhe ato më të shtrenjtat të testimeve klinike.
Verily, që ndryshe është kompani motër e Google, do të caktoj dy anëtarë për bordin për këshillime shkencore.
Kjo gjithashtu shënon një lëvizje tjetër nga shefat e Google drejt kujdesit shëndetësor, të cilët besojnë që ekspertiza e tyre me analizimin dhe mbledhjen e të dhënave mund të sjellë përfitime të mëdha për mjekësinë si dhe të krijoj burime të të hyrave në të ardhmen.