Google Pixel probleme me kamerën

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 15:56 | Nga

Një numër i përdoruesve të Google Pixel kanë raportuar probleme me kamerën e telefonit të tyre Pixel ndërkohë që edhe kamera e Pixel XL ka problemin e njëjtë.

Problemi nuk ka të bëjë me efektin e aurës e as flakërimin diellor, probleme këto të cilat Google i ka shqyrtuar. Çështja duket të jetë më e ndërlikuar dhe lidhet me aplikacionin e kamerës.

Një përdorues i Pixel ka hapur një temë online gjatë muajit të kaluar duke treguar problemin që ka pasur me kamerën e telefonit të tij. Kamera, ka raportuar ai, ngrihet shpesh dhe krijon vija vertikale rozë ose ngjyrë vjollce, shkruan Fox.

Ai ka marrë udhëzime të fshijë memorien, të dhënat dhe të bëjë një formatim të pajisjes. Megjithatë, as këto operacione nuk e kanë zhdukur problemin.

Kur një problem i tillë shfaqet, përdoruesi duhet të performojë një ristartim të pajisjes duke mbajtur të shtypur pullën e poshtme të volumit dhe pullën e kyçjes.

Disa përdorues të tjerë të Pixel po ashtu kanë shkruar në forumin e produkteve të Google duke shtuar se problemi shfaqet në zona ku ka sinjal të dobët dhe i njejti problem nuk qëndron kur telefoni është në ‘airplane mode’.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme