Google rrezikon të gjobitet për herë të dytë nga autoritetet Evropiane raportoi agjencia e lajmeve Reuters.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë caktuar një panel ekspertësh për të dhënë opinion lidhur me çështjen “Android.”
Vitin e kaluar Komisioni akuzoi gjigandin e motorit të kërkimit për abuzim me pozitat dominuese të Android për të bllokuar konkurrencën e rivalëve.
Paneli i ekspertëve do të ekzaminojë konkluzionet e Komisionit lidhur me praktikat e Google me Android-in.
Komisioni thoshte se Google ka detyruar prodhuesit e telefonëve të instalonin Google search dhe Google Chrome nëse donin të përdornin Android-in.
Aktualisht janë edhe dy çështje të tjera të pazgjidhura mes Komisionit Evropian dhe Google, Android dhe AdSense.
Komisioni gjobiti pak ditë më parë Google me gjobë rekord prej 2.4 miliard Eurosh.
Ndërsa kjo nuk është asgjë krahasuar me të ardhurat rekord prej 90 miliard dollarësh të Google, tre hetimet e tjera të cilat vijojnë mund të fundosin gjigandin e motorit të kërkimit.
Së pari Google kërcënohet nga gjoba të tjera. Së dyti Komisioni Evropian e ka bërë më të lehtë për kompanitë e dëmtuara të kërkojnë dëmshpërblim nga Google dhe së treti mund të hapen hetime të reja nga shërbimit të shitblerjes së Google.