Pas takimit që pati dje Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq me politikanët serbë të Kosovës, tha se çështja e unitetit të popullit serb është një çështje e mbijetesës së tyre në Kosovë.
Në këtë takim ishte edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili tha se Lista Srpska ka mbështetjen e plotë të Vuçiqit.
“Çështja e unitetit të popullit serb është një çështje e mbijetesës së tij në Kosovë dhe Metohi” tha dje Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në një takim me përfaqësuesit e popullit serb në Kosovë, dhe shtoi se përpjekjet për të thyer këtë unitet duhet të parandalohen.
Presidenti Vuçiç theksoi nevojën për të parandaluar përpjekjet për thyerjen e unitetit, që sipas tij, vjen nga qarqet e atyre që duan të dobësojnë kapacitetin për të realizuar të drejtat kolektive politike të serbëve në Kosovë.
Edhe kryetari i Listës Srpska, Goran Rakiq ishte pjesë e takimit ku tha para mediave se Lista Srpska mori mbështetjen e plotë të Vuçiqit për zgjedhjet lokale në Kosovë, thotë Tanjug.
Pas takimit me presidentin e Serbisë, Rakiq tha se ishte i kënaqur me faktin se qeveria serbe dhe presidenti i Serbisë do të kenë objektiva prioritare për përmirësimin e kushteve për jetën e serbëve në territorin e Kosovës.