Gorani: Kam frikë që tensionet do vazhdojnë, që dallimet në përqindje nuk do të jenë aq të mëdha

Prishtinë | 27 Dhj 2025 | 21:51 | Nga Ekonomia Online

Dukagjin Gorani, njohës i çështjeve politike, është deklaruar për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen nesër në vend.

Ai ka thënë se sipas tij, dallimet në rezultate nuk do të jenë aq të mëdha nesër nga ato të shkurtit.

‘’Meqenëse tensionet në shoqëri vazhdojnë të jenë shumë të mëdha, dhe vazhdon me u besu në masë të madhe që po bëhet fjalë mes të mirë dhe të këqijve, qekjo mënyrë e funksionimit të shoqërisë tanë është e pavend dhe e dëmshme. Unë kam frikë që tensionet do të vazhdojnë, e kam bindjen që dallimet në përqindje s’do të jenë shumë të mëdha prej shkurtit të këtij viti, dhe gjasat që na me vazhdu një lloj të ngërçit dhe mosmarrëveshjes brendashoqërore, gjasat që ajo do të vazhdon, janë shumë të mëdha’’, ka thënë Gorani në T7.

Të ngjashme