Gosens drejt largimit nga Atalanta, pritet rikthimi në vendlindje

Prishtinë | 30 Nën 2019 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Robin Gosens mund të largohet nga Atalanta në merkaton e janarit. Kështu shkruajnë mediat gjermane, sipas të cilave mbrojtësi i majtë mund të transferohet te Schalke 04 në vendlindje.

Edhe gjatë merkatos së kësaj vere, klubi nga Gelsenkirchen tentoi disa herë që të transferonte 25-vjeçarin, por italianët rezistuan duke kthyer mbrapsht çdo ofertë për të.

Gosens spikati sezonin e kaluar me zikaltërit, duke qenë një alternativë shumë e mirë për trajnerin Gasperini në krahun e majtë. Gjermani u transferua në Itali në verën e vitit 2017 nga Heracles për 900 mijë euro, ndërkohë që kontrata e tij me bergamaskët përfundon në qershor të vitit 2022.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme