Atalanta i bashkohet Juventusit në finalen e 19 majit

Prishtinë | 11 Shk 2021 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Atalanta do të luajë kundër Juventusit në finalen e Kupës së Italisë që do të zhvillohet më 19 maj.

Atalanta të mërkurën mbrëma arriti ta eliminojë në gjysmëfinale skuadrën e Napolit, pas fitores me rezultatin 3:1.

Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi baras, 0:0.

Titullar te Napoli në këtë duel ishin Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj.

Rrahmani e kompletoi ndeshjen, ndërsa Hysaj u zëvendësua në minutën e 42-të.

Tek Atalanta për 90 minuta luajti mbrojtësi tjetër shqiptar, Berat Gjimshiti.

Golat për skuadrën e Napolit i shënuan Duvan Sapata 10’ dhe Matteo Pessina 16’, 78’. Golin e vetëm për skuadrën napolitane e realizoi Hirving Lozano në minutën e 53-të.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme