Orët e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit/es ka aktivizuar Lëvizjen Vetëvendosje, por këtu ka përfshi edhe PDK-në, pasi që disa deputetë të kësaj të fundit raportohet të jenë kontaktuar nga ministri i Familjes për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti.
Hoti po ashtu u raportua të jetë emri i LVV-së për kandidat për president, pasi që Glauk Konjufca ka refuzuar një post të tillë.
Megjithëkëtë LVV do të mbledhë Grupin Parlamentar në ora 13:00. Po ashtu edhe PDK do të mblidhet në ora 14:00 në zyrat e GP në Kuvend.