Katër persona janë arrestuar në Gjilan për shkak se kishin mbushur veturën me derivate duke kërcënuar me thikë shitësin.
Sipas njoftimit nga policia e Kosovës, në një pikë karburanti, rreth orës 03:30 më 23 prill, të dyshuarit ishin ndalur me veturë, me njërin që kishte kërkuar të blejë disa pije, e një tjetër që ka tentuar të furnizojë vetë veturën me derivate. Me të dalë ankuesi për ta mbushur veturën me derivate, i dyshuari i tretë e ka goditur në gjoks dhe e ka kërcënuar me thikë.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit kishin arritur të ikin nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes nga policia kanë aksidentuar dy vetura të tjera. Policia arriti fillimisht të kapte njërin nga të dyshuarit, ndërsa pas hetimeve janë arrestuar edhe tre të dyshuarit tjerë.
Me urdhër të Prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.