Grabitet më armë Banka Ekonomike në Prishtinë

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Rreth orës 15:00 është plaçkitur një pikë e Bankës Ekonomike në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Metro, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci.

Ai ka thënë se të dyshuarit kishin përdorur armë.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një i dyshuar që po ashtu dyshohet të kishte dhe armë me vete ka grabitur një vlerë të caktuar parash dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë ai

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme