Hajnat në aksion, për dhjetë minuta dy grabitje në Prishtinë

Prishtinë | 19 Dhj 2020 | 11:34 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dy grabitje në filialet e dy bankave në Prishtinë kanë ndodhur brenda dhjetë minutash, raporton Ekonomia Online.

Njëra grabitje ka ndodhur në kryëzimin e rrugës “Bill Clinton”, derisa tjetra në kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” dhe “Hajrullah Abdullahu”.

Rastet i ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka thënë se bazuar në informacionet e para dyshohet se grabitja është kryer nga një person.

“Rreth orës 10:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në kryqëzimin e rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë”.

“Policia  ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person. Policia ka filluar hetimet bashke me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”.

Burovci tha se edhe grabitja në kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” dhe “Hajrullah Abdullahu”, dyshohet të jetë kryer nga një person.

“Rreth orës 10:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në kryqëzimin e rrugëve ‘Edmond Hoxha’ dhe ‘Hajrullah Abdullahu’ në Prishtinë . Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person i cili po ashtu dyshohet të ketë qenë i armatosur”.

“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”. 

Një ditë më parë ka mbetur i plagosur një zyrtar i policisë së Kosovës, derisa ishte duke ndaluar një vjedhje tjetër në një bankomat në një nga qendrat tregtare në lagjen “Veterrnik”.

Të ngjashme