Një pompë derivatesh është grabitur në Prishtinë.
Rastin e kanë lajmëruar tre punëtorët që kanë qenë gjatë asaj kohe në punë, njofton Klan Kosova.
Grabitja e 130 eurove sipas punëtorëve ka ndodh nën kanosjen e armëve.
“Të dyshuarit dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë Audi A3. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.