Hyn për të vjedhur, plagos pronarin e shtëpisë

Prishtinë | 17 Pri 2017 | 12:09 | Nga

Një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në shtëpinë e një personi në Ferizaj me qëllim grabitje.

Në momentin kur i dyshuari është vërejtur nga viktima ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij duke e plagosur atë me ç’rast dy familjarë të viktimës janë përleshur fizikisht me të dyshuarin dhe kanë pësuar lëndime ata dhe i dyshuari.

Njësitet policore kane intervenuar menjëherë duke arrestuar te dyshuarin, ndërsa në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një revole CZ, 2 gëzhoja,2 predha, një maskë dhe një palë dorëza.

Të lënduarit si dhe i plagosuri janë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Të ngjashme