Për grabitjen e rreth 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, ka reaguar edhe kompania e avionëve “Australian Airlines”. Në një deklaratë për media, zëdhënësja Tanja Gruber është shprehur se grabitja ndodhi kur paratë ishin duke u ngarkuar në avion. Ajo thekson se nuk do të ketë më transferta parash nga Tirana në Vjenë. Kjo është vendosur thotë Gruber, për sigurinë e transportit.
Tanja Gruber: Grabitja e parave ndodhi kur ishin duke u ngarkuar në avion. Ngjarja nuk pati ndikim për ekuipazhin dhe pasagjerët. Nuk do të ketë më transferta parash nga Tirana në Vjenë. Kjo bëhet për masë sigurie.
Kujtojmë se pasditen e djeshme rreth orës 15:00, ndodhi grabitja spektakolare e rreth 10 milionë eurove të cilat transferoheshin në Austri.
Autorët dyshohet se ishin katër, ndërsa njëri prej tyre mbeti i vrarë nga policia. Ai dyshohet të jetë shtetasi Admir Murataj, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga policia. Këta të fundit kanë marrë në pyetje bashkëshorten e Murataj, e cila do të bëjë identifikimin e viktimës.