Grabitja uli vlerën e Euros. Bankat: Të rinisë transporti i valutës jashtë vendit

Prishtinë | 24 Pri 2019 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Në Shqipëri ka shumë parà “cash”, thotë kryetari i Shoqatës së Bankave në vendin tonë, Silvio Pedrazzi. Grabitja e parave në Rinas më 9 prill nuk do të kalojë pa rritur kostot operacionale të bankave.

Zoti Pedrazzi, i cili është njëkohësisht drejtor i Përgjithshëm i Bankës “Intesa San Paolo” në Shqipëri, shpjegon se transferimi i “cash”-it jashtë vendit nuk është një zgjedhje e tyre, por një detyrim i ligjeve dhe rregullave.

Por, ndërkohë, pas ndërprejes së transportit të valutës jashtë nga “Austrian Airlines”, bankat janë në kërkim të zgjidhjes së situatës.

“Ne iu lutemi të gjitha palëve, nga institucionet shtetërore, te trupat diplomatike apo linjave të fluturimeve, që ta zgjidhin problemin. Por siç e thashë, në fillim nevojiten disa veprime të qarta për t’u zbatuar, në mënyrë që të rivendoset shërbimi. Kam besim se linjat e fluturimit do të vazhdojnë ta ofrojnë sërish shërbimin, nëse ndihen të sigurtë në aeroporte”, tha Silvio Pedrazzi.

Shoqata e Bankave tha se bllokimi i transportit të valutës një ditë pas grabitjes në Rinas bëri që disa banka të mos pranonin depozita në euro. Kjo gjë pati ndikim negativ në kursin e këmbimit, duke ndikuar në uljen e vlerës së euros, por më pas rënia e rikuperua me rinisjen e shërbimit të pranimit të depozitave.

Top Channel

Të ngjashme