Grabitje e armatosur në autostradën “Ibrahim Rugova”

Prishtinë | 24 Tet 2025 | 18:08 | Nga Ekonomia Online

Sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër fshatit Duhël, ka ndodhur një grabitje e armatosur. Objekt i grabitjes ishte një automjet që kryente shërbime postare, ku shoferit iu vodhën 10,150 euro.

Sipas zëdhënësit të policisë në Prizren Shaqir Bytyqit, shoferit iu grabitën hiç më pak se 10 mijë e 150 euro.

Policia dhe organet e drejtësisë po vazhdojnë hetimet në terren, ndërsa ende nuk ka persona të arrestuar.

Të ngjashme