Policia e Kosovës ka njoftuar se dy viktima, punëtorë në një pikë të karburanteve, kanë raportuar se dy të dyshuar meshkuj të panjohur dhe nën kërcënimin e armës AK-47, u kanë grabitur dy telefona celular, para kesh 500€ dhe paketime me cigare, të gjitha në vlerë rreth 5000€.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në Ferizaj, rreth orës -03:45.
Sipas raportit policor të dë dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa nuk raportohet për lëndime.
Rasti vazhdon të hetohet.