Sot një këmbimore ka qenë cak i një grabitje me thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në Lagjen Lakrishtë në Prishtinë.
Rastin për Ekonomia Online e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës, e cila tha se nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person
“Aktualisht po vazhdon hetimi bashke me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”.