Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull serb, pasi që i njëjti në bashkëpunim edhe me një të dyshuar mashkull serb, të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur këmbimoren në objektin e një pompe të derivateve.
Në njoftim të Policisë thuhet se i dyshuari është zënë nga pronarët e objektit i cili gjatë intervenimit të tyre është lënduar nga shkrepja e një arme të zjarrit.
“Një vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë gjysmë automatike, shtatë fishekë, tri gëzhoja, një telefon celular, një motoçikletë dhe një helmetë. Me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë e dy të dyshuarve, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar: një maskë, një jelek anti-plumb dhe një boks i hekurt”, thuhet në njoftim.