Pas grabitjeve të fundi në vend e sidomos të grabitjes se armatosur në një argjendari në Suharekë, ku mbeti i plagosur edhe një polic, njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala, kërkon nga organet e sigurisë në vend që të themelohet një task-forcë e cila do të merrej vetëm me grabitjet e armatosura, raporton Ekonomia Online.
Shala tha se nëse analizohen grabitje e këtij grupi kriminal, grabitjet kanë qenë të planifikuara dhe të hartuara me plan të vepruarit dhe të tërheqjes, ai ka theksuar se grabitjet e fundit që ndodhen në vend, si dhe ajo në qytetin e Ferizajt ku ka pasur shkëmbime mesë krimineleve dhe policisë, mund të jenë nga të njëjtit persona.
“Bazuar në grabitjen e fundit që ka ndodhur në qytetin e Suharekës unë mendoj që tani organet e sigurisë do të duhej që të krijonin një task-forcë e cila do të duhej që të ishte aktive përgjatë muajve të fundviteve sepse kemi një aktivizim të këtyre veprimeve kriminale kriminale vetëm në fund të viteve përkatëse. Nëse analizoj veprimet këtyre grupeve mund të vërehet që janë të planifikuara dhe kanë hartuar plani e tyre edhe të vepruarit por edhe të tërheqjes. Duhet të analizohet se a janë të njëjtit persona apo i njëjti grup i cili ka bërë grabitjen e armatosur edhe në komunë e Ferizajt edhe të Gjilanit. Pra në qoftë se vërejmë se këto janë të ngjashme atëherë ne e kemi bërë këtë me një grup të strukturuar në aspektin shumë profesional të vepruarit të tyre në arritjen e grabitjeve të cilat i kanë të parapara”, tha ai.
Ai tha se duke marr parasysh që është fundi i vitit dhe se grabitjet e armatosura janë shpeshtuar Polica e Kosovës do të duhet që të pajiset edhe me armë të gjata, raporton EO.
“Policia e Kosovës duhet që të veproj në dy veprime, e para duhet që të krijo një task-forcë e cila merret me veprimet e tilla, por në anën tjetër do të duhej që departamenti për siguri publike të ketë një shtim më të madh të personelit policor, të uniformuar edhe civil. Policëve të uniformuar me qenë se është fund viti dhe kemi vetëm një shtim të aktivitetit kriminal në fund vit, atëherë do të duhet që të kenë edhe armë të gjata për të garantuar që në rast se kemi një grabitje të tillë ku kemi pasur përdorim të kallashnikov atëherë të jenë të përgatitur, kjo do të kishte me qenë e domosdoshme në rastin e grabitjes në Suharekë”, tha ai.