Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ku shihen duke ngre dolli me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Shqipërisë, Ilir Meta.
“Një dolli për fillim të mbarë të Vitit të Ri 2019, së bashku me mikun dhe përkrahësin e përhershëm të Kosovës, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dhe Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi”, ka shkruar ndër të tjera Grabovci në mbishkrimin e fotografisë.
Postimi i plotë i Grabovcit:
Një dolli për fillim të mbarë të Vitit të Ri 2019, së bashku me mikun dhe përkrahësin e përhershëm të Kosovës, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dhe Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Viti 2019 do jetë vit i zhvillimit, i bashkëpunimit shumë më të intensifikuar si dhe i integrimeve të gjithmbarshme????.