Një person derisa ishte duke punuar në ndërtim e sipër ka rënë nga një lartësi 8-10 metra.
Rasti ka ndodhur të hënën më 20 shtator rreth orës 16:40.
Shkaqet se si ka ardhur deri tek ky aksident janë ende të panjohura.
Viktima ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Graçanicë, 20.09.2021 – 16:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar në një objekt i cili është në ndërtim e sipër, për shkaqe ende të panjohura ishte rrëzuar nga një lartësi 8-10 metra dhe si pasoj kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe inspektori i punës.