Policia e Kosovës ka njoftuar se sot janë graduar 127 togerë.
Ata theksojnë se gradimi i sotëm është bërë përmes një ceremonie virtuale në të cilën ka marrë pjesë menaxhmenti i lartë dhe zyrtarët e tashmë të graduar.
“Policisë së Kosovës, pas një procesi disa mujor të testimeve dhe trajnimeve të suksesshme, i shtohen njëqind e njëzet e shtatë (127) togerë, të cilët u graduan sot përmes një ceremonie virtuale, në të cilën morën pjesë menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës dhe vet zyrtarët e graduar”, njoftuan ata.