Gramoz Ruçi do të jetë kryetar i Kuvendit

| 27 Gus 2017 | 12:36 | Nga

Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama, ka prezantuar Gramoz Ruçin si kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama uroi kreun e ri të Parlamentit dhe deklaroi se Ruçi do t’i rikthejë Kuvendit disiplinën.

Por, me emërimin e Ruçit në krye të Kuvendit, mbetet bosh posti i kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Në këtë detyrë të rëndësishme partiake, Rama propozoi Taulant Ballën si kryetar të grupit parlamentar të socialistëve, i cili deri tani ishte zv.kryetar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme