Granatimet kanë bllokuar 77 minatorë në një minierë qymyri në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, raporton agjencia ruse e lajmeve RIA të shtunën.
Minatorët mbetën të bllokuar nën tokë pasi u ndërpre energjia në minierën Zasyadko.
“Si rezultat i granatimeve energjia në minierën Zasyadko në Donetsk u ndërpre, 77 minatorë mbeten nën tokë”, shkruan RIA, duke cituar mbrojtjen territoriale të rajonit separatist të mbështetur nga Rusia.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë të shtunën se Rusia ka rinisur përpjekjet e saj për të avancuar në jug të qytetit lindor të Ukrainës, Izium, në 48 orët e fundit.
Në Twitter, ajo tha se qëllimi i saj ishte të depërtonte më thellë në rajonin e Donetskut dhe të vinte nën kontrollon Severodonetskun, i cili ka dëshmuar luftime intensive, nga veriu.