Asociacioni i Tenisit të SHBA-së (USTA) e ka lënë të hapur mundësinë që të shtyjë turneun Grand Slam “US Open” për një datë të mëvonshme, shkruan BBC të mërkurën, transmeton Koha.net.
Këtë vendim pritet të marrë pasi të martën Grand Slami “French Open” i njohur ndryshe si Roland Garros është shtyrë për shtator.
USTA ka thënë se do të shqyrtojë gjitha opsionet, por nuk ka bërë ndonjë ndryshim momentalisht.
Tradicionalisht “US Open”, që mbahet në Neë York, është Grand Slami i fundit i vitit në tenis. “US Open” këtë vit është paraparë të nisë më 31 gusht.
Të martën organizatorët e “French Open” kanë vendosur të shtyjnë Grand Slamin nga fundi i majit për në fund të shtatorit. Sipas orarit të ri Grand Slami pritet të nisë më 20 shtator dhe të mbyllet më 4 tetor.
Kjo nënkupton se do të nisë vetëm një javë pasi të mbarojë “US Open”.
USTA ka kritikuar faktin se Federata e Tenisit të Francës ka marrë vendimin për të shtyrë turneun pa konsultim paraprak.
“Në kohën kur e gjitha bota po bëhet bashkë, ne jemi të mendimit se një vendim i tillë nuk duhet të merret njëanshëm. Për këtë arsye USTA do të veprojë në konsultim të plotë me organizatorët e Grand Slameve tjerë, si dhe me asociacionet ËTA, ATP dhe ITF dhe partnerët tanë, përfshirë edhe Laver Cup. Njoftimi nga French Open erdhi si befasi për ne dhe partnerët tanë. Ne jemi duke vlerësuar situatën”, është thënë nga USTA.