Granit Xhaka në pozitë të vështirë tek Arsenali

Prishtinë | 26 Dhj 2020 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori Granit Xhaka është gjendur në situatë të vështirë herë pas here në Londër që prej kartonit të kuq që e kishte marrë në ndeshjen kundër Burnleyt.

Reprezentuesi i Zvicrës, mund të largohet nga Arsenali në verë.

Xhaka është pjesë e elitës së futbollit anglez që prej vitit 2016 kur iu bashkua skuadrës së Arsenalit.

Në Londër, ka pasur ulje e ngritje të herëpashershme. Ndonjëherë, tifozët e duan atë, ndonjëherë dëshirojnë që sa më shpejtë ta shohin duke u larguar nga ekipi.

Reprezentuesi i Përfaqësueses “helvetike” aktualisht është në situatë të tillë. Si rezultat i kësaj, mund të ndryshojë edhe klub. Favorit për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit shqiptar ka qenë skuadra e Interit në Serinë A italiane.

Megjithatë, rruga e mesfushorit defensiv mund të ndryshojë nga Italia për në Francë.

“Foot Mercato” raporton se 28-vjeçari mund të jetë opsion njëvjeçar për një skuadër pjesëmarrëse në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve.

Stade Rennes është duke e menduar transferimin e Zviceranit. Për momentin, transferimi i Granit Xhakës po mendohet të bëhet në formë huazimi.

Rennesi e përfundoi fazën e grupeve në “Champions” në vendin e fundit në grupin e vet, dhe u eliminua nga gara e Kupës Evropiane.

Në kampionatin francez, Stade Rennes Football Club zë pozitën e katërt në tabelë.

Në elitën e futbollit francez ka edhe futbollistë tjerë shqiptar.

Arbër Zeneli dhe Valon Berisha janë pjesë e skuadrës së Stade de Reims, ndërsa Bersant Celina luan me skuadrën e Dijonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme