Granit Xhaka vjen me një postim në rrjetet sociale

Prishtinë | 19 Nën 2025 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Zvicra e siguroi mbrëmë kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror 2026.

“Helvetikët” barazuan 1:1 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, çka ishte e mjaftueshme për ta siguruar vendin e parë në grup.

Granit Xhaka ishte padyshim kryefjala e Zvicrës në këto kualifikimeve, duke e udhëhequr ekipin drejt një tjetër Botërori.

Xhaka u vërshëllye mbrëmë në “Fadil Vokrri”, diçka që as vet ai nuk e kishte pritur.

E tani, Xhaka ka reaguar në rrjetet sociale.

“Kupa e Botës 2026; Ne do të jemi aty. Mezi po pres”, shkroi Xhaka.

https://www.instagram.com/p/DROl8qPDNee/?utm_source=ig_web_copy_link

Të ngjashme