Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda një dite në Policinë e Kosovës. Në secilin prej rasteve dhuna fizike por edhe psikike është ushtruar nga garave pikërisht nga bashkëshortët e tyre. E në një rast në Prishtinë, raportohet se gruaja pësoi dhunë fizike e psikike edhe nga bashkëshorti por edhe nga prindi i bashkëshortit.
Nga këto gjashtë raste, në tri prej tyre raportohet se të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt dhe në tri rast tjera të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë 09.01.2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë 06.01.2026 – 17:58. Është raportuar se viktima femër kosovare, në vazhdimësi ka pësuar dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti dhe prindi i bashkëshortit të saj. E njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
· Lipjan 09.01.2026 – 22:40. Është raportuar se viktima femër kosovare dhe vajza e saj, kanë pësuar dhunë psikike dhe fizike nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Klinë 09.01.2026 – 17:10. Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Raport shtesë:
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë 06.01.2026 – 19:20. Në lidhje me rastin më 09.01.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raport shtesë:
DHUNË NË FAMILJE & KANOSJE
Malishevë 08.01.2026 – 16:30. Në lidhje me rastin më datë 09.01.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.