Gratë dhe të rinjtë, potencial i pashfrytëzuar për zhvillim

Prishtinë | 08 Sht 2016 | 11:08 | Nga Fitore Zena Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka lansuar sot dy raporte hulumtime, Raportin e Zhvillimit Njerëzor në Kosovë 2016 me titull, “Tregu i punës në funksion të grave dhe të rinjve” dhe Raportin ndër-rajonal të Zhvillimit Njerëzor me titull “Mbrojtja e Qëndrueshme e Ballkanit Perëndimor nga Rreziku: Fuqizimi i njerëzve në parandalimin e fatkeqësive”.

Papunësia ishte tema kryesore e hulumtimit, ndërsa raporti tregon edhe shkaqet e papunësisë së lartë dhe kyçja e gruas dhe e të rinjve në tregun punës dhe mundësitë për vetëpunësim përmes bizneseve të vogla.

Sipas raportit “Tregu i punës në funksion të grave dhe të rinjve”, papunësia dhe pasiviteti i përhapur, veçanërisht tek gratë dhe të rinjtë, bën që një sasi e konsiderueshme e potencialit njerëzor të jetë e pashfrytëzuar, e keqpërdorur apo e nënshfrytëzuar, që konsiderohen deprivime njerëzore që pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm.

Ndërsa papunësia në Kosovë dhe mungesa e zhvillimit ekonomik janë tema që vazhdojnë të jenë problemet më kritike me të cilët ballafaqohen.

Raporti gjithashtu thekson se gratë dhe të rinjtë janë ata që kanë nevojë më së shumti të integrohen në punësim.
Ben Slay këshilltar i lartë i UNDP së tha se niveli i papunësisë në Kosovë është shumën i lartë, politika duhet të rrit ekonominë e vendit. Sipas tij, raporti ndihmon për të gjetur metodën e punës më njerëz.

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë Anne Huhtamaki, ka theksuar se gratë duhet të kyçen nëpër puna, të kenë një rrogë, arritje dhe liri financiare.

Ajo ceku se është e rëndësishme roli i gruas, të rinjtë duhet t’i ndihmojnë përmes arsimimit i cili është çelësi i ngritjes.

rusell1

Të ngjashme