Në komunën e Skenderajt u hap “Panairi i produkteve bujqësore dhe arti-zanateve Skenderaj 2016”
Është hapur në Skenderaj “Panairi i produkteve bujqësore dhe arti-zanateve Skenderaj 2016”, aktivitet ky tashmë tradicional i organizuar nga Shoqata e grave “Okarina e Runikut”, përkrahur nga Ministria e Bujqësisë dhe Komuna e Skenderajt.
Panairi, ka mbledhur gra fermerë nga rajoni i Mitrovicës si dhe gra ndërmarrëse që merren me prodhime artizanale.
Në këtë këtë aktivitet promovues, gratë fermere do t’i ekspozojnë për dy ditë rresht produktet e tyre në të dy fushat e veprimtarisë.
Fetije Smakaj udhëheqëse e Shoqatës “Okarina e Runikut” e falënderoi Ministrinë e Bujqësisë dhe Komunën e Skenderajt për përkrahjen e aktiviteteve promovuese për gratë fermerë.
Sipas saj panairet si ky i sotmi kanë shumë rëndësi pasi mundësojnë prezent-imin e punës së këtyre grave të vyeshme.