Një studim i kryer në Britaninë e Madhe ka gjetur se të jesh i infektuar me koronavirus gjatë kohës së lindjes mund ta rrisë mundësinë e lindjes së vdekur dhe asaj të parakohshme, megjithëse rreziqet e përgjithshme mbeten të ulëta.
Disa prej shkencëtarëve thonë se derisa shumica e grave shtatzënë nuk preken me koronavirus, gjetjet e tyre duhet të inkurajojnë gratë shtatzëna të vaksinohen sa më shpejt që të jetë e mundur.
Hulumtimi në fjalë është publikuar në Revistën Amerikane të Obstetrikës dhe Gjinekologjisë.
Ky hulumtim u krye nga Auditimi Kombëtar i Maternitetit dhe Perinatal, të cilët shqyrtuan të dhëna që përfshinin më shumë se 340 mijë gra që lindën në Angli midis fundit të majit 2020 dhe janarit 2021.
Të gjitha gratë u testuan mbi virusin kur u pranuan për lindje, pavarësisht nëse kishin simptoma apo jo.
Nga ky studim u zbulua se nga gratë shtatzëna me virus pozitiv, 30 nga to kishin pasur lindje të vdekur ose para kohe.
12 për qind e grave që kishin ishin rezultuar pozitiv me COVID-19 lindën para kohe, shkruan BBC.
Studiuesit thanë se ekziston edhe një rrezik i madh i lindjes së parakohshme dhe ka shanse më të larta për të pasur lindje me prerje cezariane.
Foshnjat e lindura nga gratë që kanë rezultuar pozitive kishin më shumë të ngjarë të kishin nevojë për kujdes të veçantë neonatal sepse kishin lindur herët dhe kishin nevojë për më shumë mbështetje.
Profesori Asma Khalil, bashkë-autor i punimit, tha se ishte e rëndësishme që gratë dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor të ishin të vetëdijshëm për rreziqet e mundshme, derisa shtoi se ky është një nga studimet më të mëdha që është kryer në Angli.
Për Khalil, vaksinimi i grave shtatzëne ka rëndësi të madhe edhe për foshnjat e tyre.
“Kjo thekson rëndësinë e vaksinimit ndaj COVID-19 për gratë shtatzëna; zvogëlon rrezikun jo vetëm për veten e tyre, por edhe për foshnjat e tyre”.
Ai shtoi se pos vaksinimit, gratë duhet të kenë kujdes të shtuar për t’u mbrojtur nga virusi COVID-19 dhe për të pasur një shtatzëni të sigurt.