Gratë apo burrat. Cilët janë më produktivë?
Një studim i ndërmarrë nga Hive, një platformë e njohur mori informacione në mënyrë anonime nga më shumë se 3000 meshkuj dhe femra që punojnë në zyra dhe i publikoi rezultatet e studimit në analizën “State of the Workplace Report”.
Studimi përmban disa të dhëna interesante.
Kush prodhon më shumë, burrat apo gratë? Sipas Hive, gratë punojnë 10% më shumë se meshkujt në ambientet e zyrave sot.
“Gratë kalojnë më shumë kohë me aktivitete jo-promovuese krahasuar me meshkujt”.
Në thelb, gjërat që meshkujt nuk duan t’i bëjnë ua delegojnë ato femrave.