Zyra për Barazi Gjinore në Gjilan ka inkurajuar gratë që të marrin pjesë në procesin e zgjedhjes së këshillave lokalë të lagjeve dhe të fshatrave, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo ngase shumica e këshillave lokalë udhëhiqen nga meshkujt, e cila kuotë sipas tyre duhet të ndryshohet me qëllim që të ketë një rritje të rolit të grave në vendbanimet ku jetojnë.
Lindita Salihu, zyrtare për Barazi Gjinore, ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës e njeh mundësinë e barabartë të pjesëmarrjes së burrave dhe grave në jetën institucionale, gjersa edhe Ligji për barazi gjinore ka paraparë edhe kuotat e përfaqësimit gjinor.
Ajo ka deklaruar se gratë duhet të përfaqësohen edhe në këshillat lokalë.