Sikurse viteve të mëparshme edhe në këtë vit, Spitali i Përgjithshëm në Pejë do ta shënojnë muajin e vetëdijesimit të luftës kundër kancerit të gjirit. Kjo fushatë vetëdijesimit, do të shënohet me kryerjen e Mamografisë pa pagesë për të gjitha gratë mbi moshën 40 vjeçare
Gjatë viteve të kaluara në muajin e vetëdijesimit që organizohet në muajin tetor numri i grave që kryen mamografinë falas në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ishte mbi 120 gra. Spitali i Përgjithshëm në Pejë fton të gjitha gratë e sidomos ato mbi moshën 40 vjeçare që pa hezitim të shfrytëzojnë mundësinë e kryerjes së Mamografisë, ngase ky muaj i vetëdijesimit organizohet me këtë qëllim.
Mamografitë do të kryhen në Kabinetin e Radiologjisë që gjendet në katin e parë tek Ambulancat Specialistike çdo ditë pune prej orës 7-13. Pacientet duhet të kenë udhëzimin ndërsa sa i përket pagesës ky shërbim kryhet falas.