Në sheshin “Zahir Pajaziti” u mbajt tryeza e diskutimit “Gratë që ndërtojnë paqen: Eksperienca gjatë rrugëtimit” në kuadër të aktiviteteve të “Karavanit të Dialogut”, organizuar nga Akademia e Dialogut për gratë e reja, raporton Ekonomia Online.
Ky karnavan ka udhëtuar në shumë qytete duke përfshirë Beogradin, Novi Sad, Bujanovcin, Preshevë, Gjilanin, Parteshin, Pejën dhe do të përfundoj në Prishtinë, nesër.
Karavani qëllim kryesor ka pasur rritjen e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve dhe adresimin e çështjeve gjinore.
Jan Braathu, shef i OSBE-së në Kosovë, hapi tryezën e diskutimit të organizuar në kuadër të Dialogut të karavanit. Ai tha se ky dialog ka qenë i propozuar nga të diplomuarit e akademisë me të njëjtin emër.
“Gratë në kuptimin e plotë marrin pjesë në procesin e dialogut mund të ndikojnë në mbarëvajtjen dialogut. Misioni i OSBE më Kosovë është angazhuar në ndërtimin e një dialogu mes grave veçanërisht të grave në politikë”, tha ai, raporton EO.
Në kuadër të aktiviteteve të dialogut ka qenë i hapur një konkurs fotografie që për temë ka pas pozitën e gruas në Kosovë dhe Serbi. Fituesit e këtij konkursi ishin: Visar Kurti, Shkurte Ramushi dhe Fatlinda Daku.
Deputetja e zgjedhur në Parlamentit e Kosovës, Emilija Rexhepi tha se ky projekt ka bazë të mirë dhe është ndërtuar mbi parime të forta demokratike në të dyja vendet tona e bazuar ne paqe dhe tolerancë.
“Ne keni nisur këtë iniciativë në periudhën më të vështirë në vitin 2011. Më vjen keq që koleget e mia nga parlamenti i Kosovës nuk janë sot këtu. Ne duam të ndryshojmë diçka dhe arsye pse jemi të bashkuar këtu është që pa marrë parasysh që politikisht mendojmë ndryshe ne duhet të respektojmë veten fillimisht. Në Kosovë më shumë se 50% janë gra dhe si e tillë ne duhet të kemi ndikim më të madh. Konsideroj se ky karavan i organizuar nga këto vajza të reja të cilat ka udhëtuar në gjithë Serbinë dhe janë takuar me vajzat e tjera nga Serbia është shumë i rëndësishëm”, tha Rexhepi.
Ndërsa deputetja nga Parlamenti i Serbisë, Nada Laziq u shpreh e kënaqur me ardhjen e saj në Kosovë dhe në pjesëmarrjen në këtë projekt. Ajo tha se përmes këtij projekti kanë zhdukur paragjykimet.
“Në muajin dhjetor në kemi marr iniciativë që ky projekt të promovohet më mirë, ne jemi fokusuar më shumë në vendet rurale. Ne nuk kemi ditur se si gratë do të reagojnë për këtë projekt, nuk e kemi ditur se si ato do të komunikojnë me gratë këtu. Kur iu kemi treguar për qëllimin e këtij projekti asnjë nga ato gratë nuk kanë hezituar, nuk kemi pasur asnjë reagim negativ nga to. Të gjitha kanë qenë të interesuara se çfarë bëjnë gratë këtu”, u shpreh Laviq, raporton EO.
Ajo tha se me shumë pak ndihmë ofruar këtyre grave mund të arrihet shumë në fuqizimin e tyre dhe në krijimin e mundësive të bashkëpunimit mes këtyre grave.
Minja Mijatoviq, një nga vajzat pjesëmarrëse në Akademinë e Dialogut për Gratë e Reja, tha se kemi pasur disa debate paraprake por ky projekt ka qenë mjaft i gjatë dhe sfiduese.
“Përmes këtij karavani siç tha edhe zoti ambasador kemi pas mundësi të dëgjojmë par problemet dhe stereotipat që hasim në këto dy shtete. Nga të gjitha diskutimet që kemi pasur kemi ardhur në përfundim që shumë të rinj mendojnë që gratë ballafaqohen me probleme të ndryshme mirëpo ata kanë pranuar se shoqëritë janë patriarkale dhe se duhet të qëndrojnë të tillë andaj edhe kemi pasur edhe shumë punë dhe në kushte nganjërë të vështir, kemi udhëtuar për shtat ditë në vende të ndryshme në temperatura mbi 40 gradë.
Ajo tha se kur është dashur për herë të parë të vij në Kosovë përkundër faktit që kishte një familje të hapur ajo prapë se prapë është përballur me kundërshtime se si unë duhet të vijë në Kosovë dhe të jetoj për disa muaj këtu.
Mirëpo sipas saj, përvojat e saj këtu janë shumë pozitive dhe se shumica e të rinjve këtu nuk ballafaqohen me probleme të tilla të ardhjes apo shkuarjes në Kosovë apo Serbi.
Nita Prekazi një tjetër pjesëmarrëse në Akademi tha se kjo akademi ka qenë një eksperiencë shumë ndryshe.
“Në këtë eveniment na ka rënë me u njoftuar me një grup të vajzave dhe grave nga Serbia që për mua është hera e parë për shkak se nuk kam pas më herët rastin të takohem dhe të njoftohem me vajza nga Serbia”, u shpreh Prekazi, raporton EO.