Gratë po diskriminohen në punësim – 80% janë ekonomikisht joaktive, këta janë faktorët

Prishtinë | 22 Maj 2022 | 08:24 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu


Gratë janë një nga kategoritë kryesore që bëjnë pjesë në popullsinë ekonomikisht joaktive e që janë të gatshme për punë. Bazuar në disa të dhëna në Kosovë llogaritet se 80% e grave janë ekonomikisht joaktive.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile i kanë thënë Ekonomia Online, se diskriminimi në bazë gjinore është njëri nga faktorët kryesor që ka ndikuar që ky numër i grave të jenë ekonomikisht joaktive.

Adelina Tërshani, koordinatore e projekteve në Rrjetin e Grave të Kosovës, tha se diskriminimi ndaj grave është shumë i shprehur qysh në intervistat për punë.
Sipas saj, edhe shkelja e së drejtës për pushim të lehonisë është njëra prej diskriminimeve më të shpeshta që gratë e hasin në tregun e punës.
Ajo numëron edhe një varg faktorësh të tjerë si ngacmimi seksual në vendin e punës, paga e pabarabartë për punë të barabartë me punëtorët burra, por edhe kushtet jo të mira dhe jo adekuate në vendin e punës.

“Hulumtimet e Rrjetit të Grave tregojnë që ka faktorë të shumtë që i lejnë gratë jashtë tregut të punës dhe ose i de motivojnë ato për me kërkua një vend punë në tregun e punës në Kosovë. Diskriminimi në baza gjinore është njëri prej faktorëve të shprehur të cilin e hasin gratë në tregun e punës, në intervista pune dhe kjo e bënë që ato të mbesin jashtë tregut të punës”.

“Shkelja e së drejtës për pushim të lehonisë është njëra prej diskriminimeve më të shpeshta që gratë e hasin në tregun e punës. Pastaj është ngacmimi seksual në vendin e punës, paga e pabarabartë për punë të barabartë me punëtorët burra, edhe kushtet jo të mira dhe jo adekuate në vendin e punës dhe shumë faktorë të tjerë”.

Një tjetër pengesë për punësim, sipas saj, janë edhe punët e papaguara e po ashtu “planet familjare”.
“Njëri prej faktorëve më shumë shqetësues është puna e papaguar e grave e cila nuk është që njihet aq më pakë me mekanizma shtetërorë këtu në Kosovë nuk njihet, nuk paguhet dhe iu bije barrë grave për shkak të normave që ato i mbartin për shkak të mentalitetit patriarkal në të cilin ne jetojmë. Tregu i punës në Kosovë është i pafavorshëm edhe për gratë edhe për burrat. Kur flasim për gratë mandej vinë shumë sfida që kanë bazë gjinore. Ato përballin forma të diskriminimit vetëm pse janë gra”.

“Qysh në intervista pune ato pyeten për planet e tyre nga shefat apo intervistuesit që i bëjnë këto intervista. A kanë plan të bëjnë fëmijë, a janë të martuara çka janë pyetje seksiste me bazë gjinore si formë e diskriminimit. Pse ndodh kjo është një faktor i rëndësishëm që është ligji i punës, tani mënyra se si Ligji i punës e rregullon pushimin e lehonisë tregon që barra apo kostoja e financiare e këtij pushimi apo leje bie mbi punëdhënësin në këtë rast sektorin privat që ofron më së shumti punë në Kosovë. Kjo bënë që këta punëdhënës llogaritin më mirë se a do ta marrin një grua apo një burrë në vendin e punës pavarësisht kualifikimeve”.
Kurse Yll Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se numër i madh i grave hezitojnë që të realizojnë të drejtën e tyre në trashëgimi, duke hequr kështu dorë nga pasuria.

“Kemi edhe një numër tjetër të OJQ-ve, por edhe agjencive për ndihmë juridike falas të cilët ofrojnë ndihmë juridike falas për gratë në realizimin e të drejtave të tyre por asnjëherë nuk është e mjaftueshme ajo që ofrohet e që tentohet që të bëhet një barazim edhe në aspektin ekonomik në mes të burrave dhe të grave në Kosovë”.

“Kemi mungesë të zhvillimit të procedurave sa i përket trashëgimitë, kemi një numër i madh i grave të cilat hezitojnë për ta realizuar të drejtën e vet në trashëgimi, ende e kemi një numër një shifror të përqindjes së grave të cilat përfitojnë nga pasuria që u takon nga familja përkatësisht në procedurën e trashëgimisë. Pastaj kemi një numër të madh të grave që ende për shkak të presioneve të ndryshe çofshin nga familja apo rrethi heqin dorë nga realizimi i kësaj të drejte. Vetëm një numër i vogël i grave kanë pronësinë të regjistruar në emrin e tyre”.

Tutje Zekaj tha se ka shumë sektorë të cilat ende janë të rezervuara vetëm për meshkujt dhe kemi një numër të vogël të femrave të cilat aplikojnë në këto pozicione.

Sipas ti, Qendra për ndihmë juridike që funksionon në kuadër të kësaj organizate, i përkrahin juridikisht gratë, por që sipas tij, këto të fundit nuk kanë mundësi financiare për t’u përballur me shpenzimet për të angazhuar avokat për të realizuar të drejtën e tyre.

“Pastaj është edhe diskriminimi në marrëdhënien e punës. Kemi shumë sektorë të cilat ende fatkeqësisht janë të rezervuara vetëm për gjininë e meshkujve dhe kemi një numër të vogël të femrave të cilat aplikojnë në këto pozicione. Ky është një lloj i diskriminimit faktik që ndodh. Jo në të shumtën e rasteve femrat e kërkojnë të drejtën e tyre në procedurën gjyqësore çoftë për shkak të papunësisë financiare për të përballur shpenzimet të cilat realizohen gjatë një procedure gjyqësore çoftë për shkak të neglizhencës së institucioneve për të ofruar benificione për gratë në zhvillimin e procedurës”.

“Ne si qendër për ndihmë juridike falas kemi kategori te veçanta për t’i përkrahur juridikisht gratë në realizimin e të drejtave të tyre çoftë në marrëdhënie pune çoftë nga realizimi i trashëgimisë kur këto gra nuk kanë mundësi financiare për t’u përballur me shpenzimet e këtyre procedurave, nuk kanë mundësi financiare për të angazhuar avokat për të realizuar të drejtën e tyre”.

Ajo thotë se në këtë drejtim Kosova, ka ligjet si ato që zbatohen në Bashkimin Evropian, por që mungon vullneti i institucione për zbatimin e tyre, raporton EO.

“Në aspektin formal ligjet tona janë të njëjtësuara me ligjet e Unionit Evropian, duke filluar nga kushtetuta pastaj edhe ligji në të cilin hyn edhe diskriminimi gjinor, janë legjislacion i përafruar me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Ajo që ndodh në praktikë kemi mungesë të zbatimit të ligjeve. Kemi mungesë të vullnetit të institucioneve për të zbatuar ligjin”, tha Zekaj.

Të ngjashme