Gratë po themelojnë kompani në një normë historike

Prishtinë | 03 Dhj 2016 | 19:39 | Nga

Femrat sipërmarrëse dhe drejtuese po krijojnë një model të ri të lidershipit duke u siguruar organizatave njohuri dhe zgjidhje. Diversiteti gjinor në biznes siguron përfitime individuale të femrave dhe hulumtimi sugjeron që gjithashtu kjo përmirëson linjën fundore të një kompanive dhe GDB-në e një kombi.

Që me themelimin e Aktit të Barazisë në 1974, femrat kanë bërë hapa të mëdha në botën sipërmarrëse. Akti ndalon diskriminimin në bazë të: racës, ngjyrës, fesë, origjinës kombëtare, gjinisë, statusit, moshës, ndihmës publike.

Ka më shumë se 9 milionë kompani në pronësi të femrave në ShBA.

Hulumtimet tregojnë se pronarët e bizneseve të vogla të udhëhequra nga femrat do të krijojnë 5 deri në 5.5 milionë vende të reja pune në mbarë vendin në vitin 2018.

Ato gjenerojnë më shumë se gjysmën e 9.27 milionë të vendeve të punës në biznesin e vogël.

1 në 5 firma me të ardhura prej 1 milion $ ose më shumë janë në pronësi të femrave. Bizneset në pronësi të femrave përbëjnë rreth 30% të të gjitha bizneseve në mbarë botën.

Gjatë 15 viteve të fundit, kompanitë në pronësi të femrave kanë rritur me 1.5 herë normën e sipërmarrjeve të tjera të vogla. Së dyti firmat në pronësi të femrave kanë çuar në rritjen e vendeve të punës në Amerikë që nga viti 2007. Mes viteve 2007 dhe 2012, gjatë një rënie ekonomike botërore, pjesa e përgjithshme e bizneseve në pronësi të femrave mbeti e qëndrueshme.

Në vitin 2014, 18% e të gjithë startup-eve kishin të paktën një themeluese femër.

Mes viteve 2009 dhe 2014, 15.5% e të gjithë startup-eve që morën fonde kishin të paktën një themeluese femër.

Në 2014, 18% e të gjithë startup-eve kishin të paktën një themeluese femër. Mesatarisht, femrat përbëjnë 38% të punëtorëve të cilët e konsiderojnë vetëpunësimin si burimin kryesor të të ardhurave.

Në Amerikë, 11 nga 17 shtetet për femrat sipërmarrëse janë në perëndim nga Washington në Texas. Oregon renditet i pari në SHBA për punëtoret e vetë-punësuar femra (45.4%). Las Vegasi ka përqindjen më të lartë (26%) të kompanive me të paktën një themelues femër.

Kompani të suksesshme të themeluar nga femrat që ndodhen në botën e biznesit

EVENTBRITE
Eventbrite i siguron përdoruesit mjete për të sjellë njerëzit së bashku për një event dhe për të shitur bileta. Themeluar në 2006. Bashkëthemeluese & CEO: Julia Hartz. Eventbrite ka marrë 200 milionë $ fonde dhe sot vlerësohet me mbi 1 miliardë $.

SUNRUN
Sunrun siguron energji të përballueshme diellore. Themeluar në 2007. Bashkëthemeluese & CEO: Lynn Jurich. Sunrun ka marrë të paktën 295 milionë $ fonde dhe sot vlerësohet me 1.3 miliardë $.

HOUZZ
Houzz është një site për dizejnimin e shtëpive me foto të dizajnit të brendshëm, dekorimit të shtëpisë dhe ideve dekoruese. Themeluar në 2009. Bashkëthemeluese & CEO: Adi Tatarko. Houzz ka marrë më shumë se 213 milionë $ nga investitorët dhe tani vlerësohet me 2 miliardë $.

FOREVER 21
Forever 21 është një zinxhir Amerikan i modës. Themeluar në 1984. Bashkëthemeluese & CMO: Jin Sook Chang. Forever 21 raporton 4.4 miliardë $ në shitje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme