Gratë udhëheqin gjysmën e VV’së në Prishtinë

Prishtinë | 30 Mar 2019 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Pas Partisë Socialdemokrate edhe Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka vendosur të ketë përfaqësim në kryesi të grave dhe vajzave njësoj sikur për gjininë tjetër.

Në një njoftim të VV’së, thuhet se fakti që Kryesia e Qendrës sonë në Prishtinë e zgjedhur nga Këshilli i Qendrës, pa kuota të vendosura, përfaqësohet nga 50% gra.

Ditë më parë Komuna e Prishtinës ka nisur të rrisë numrin e grave si drejtoresha në Komunë. Po ashtu, në Kamenicë, PSD ka lënë gjysmën e pushtetit komunal në duart e grave.

Ndërkohë, në nivel lokal s’ka asnjë grua kryetare. Asnjë rektore universiteti s’është grua. Presidenti, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri janë nga ushtria. Është vetëm një ministre.

Ende asnjë parti serioze në Kosovë s’ka kryetare.

S’dihet nëse edhe partitë tjera do të ndjekin shembullin e PSD’së e VV’së që dikur ishin një nën mbikëqyrjen dhe udhëheqjen e Albin Kurtit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme