Manchester City ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin e Aston Villas, Jack Grealish.
Për këtë siguron mediumi “Football Insider”. Kampioni aktual anglez është i gatshëm të shpenzojë shumë para gjatë kësaj vere.
Dhe, njëri prej përforcimeve të mëdha do të jetë edhe përfaqësuesi anglez. Grealish ka shkëlqyer në sezonet e fundit në fanellën e Aston Villas.
Prandaj, ai është i gatshëm ta bëjë hapin e radhës në karrierë. 25 vjeçari ishte pjesë e Kombëtares angleze, e cila shkoi deri në finale të Euro 2020.