Ish-emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shfaqur kritika ndaj presidentit të SHBA-së, Joe Biden, që sipas tij, nuk përmendi në OKB fare dialogun mes Kosovës e Serbisë.
”Joe Biden nuk e përmend as dialogun Kosovë-Serbi në fjalimin e tij në OKB. Është e qartë se nuk është një përparësi për këtë administratë në Shtëpinë e Bardhë të partnerizohet me Ballkanin në asnjë mënyrë”.