Grenell i referohet Merdares si kufi Kosovë-Serbi, Bancroft pyet: Nëse i merr 100 mijë, a do ta shmangte

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Shkrimtari Ian Bancroft i cili merret edhe me zhvillimet politike në Kosovë, ka reaguar rreth vizitës që ka bërë ish-emisari i Trump, Richard Grenell, në Kosovë.

Bancroft ka veçuar atë se Grenell i është referuar Merdares si kufi në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe jo me ndonjë terminologji tjetër.

Ai pyet se nëse do të Grenell paguhej 100 mijë dollarë nga Serbia në baza mujore për lobim, atëherë a do të shmange që t’i referohet Merdares si kufi mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse Grenell do të paguhej 100 mijë për muaj për të lobuar për Serbinë, mendoni që do të shmangte që t’i referohet [Merdares] si një kufi”, ka shkruar Bancroft.


Të ngjashme