Grenell: Më shumë lajme të mira do të vijnë nga Serbia dhe Kosova

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

I dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun, Kosovë-Serbi ka folur përsëri pas takimit që sot kishte në Beograd me presidentin serb, Aleksander Vuçiq si dhe pas takimeve të mëhershme të zhvilluara në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka thënë se tani ka lajme të mira nga Kosova dhe Serbia.

Siç ka potencuar ai, diplomacia e presidentit Trump është duke punuar fuqishëm në këtë drejtim.

“Më shumë lajme të mira nga Serbia dhe Kosova. Diplomacia e Trumpit është duke punuar”, ka shkruajtur Grenell.Periskopi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme