I dërguari Special i Presidentit Amerikan, Donald Trump për Misionet e Speciale të SHBA-së, Richard Grenell ka shprehur mbështetjen e tij mbi pafajësinë e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaci dhe Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Këtë e ka bërë të ditur kreu u Grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pasi thotë ta ketë pasë me të një drekë punë në kuadër të konferencës së sigurisë që po mbahet në Mynih.
“Konferenca e Sigurisë Mynih📍🇦🇱🤝🇺🇸 Drekë pune me Richard Grenell, të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA. Diskutuam mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA. Ftesa për Kryeministrin Rama në Bordin e Paqes të inicijuar nga Presidenti Trump e ka ngjitur Shqipërinë në nivelin më të lartë të vendimmarrjes, aty ku diskutohen politikat globale të paqes dhe garantimi i saj përmes sigurisë. Shqipëria shihet sot si aktor që kontribuon në zgjidhje globale, jo thjesht si pjesë periferike e tyre. Mirënjohje të Dërguarit Special Grenell për mbështetjen mbi pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe drejtuesve të UÇK”, ka shkruar Balla.
