Ish-emisari i SHBA-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell është pritur në Tiranë nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Meta e ka falënderuar atë për angazhimin për forcimin e marrëdhënieve në mes të Shqipërisë dhe Amerikës.
“Është gjithmonë kënaqësi ta kesh në zyrë në Shqipëri, Richard Grenell”.
“Angazhimi dhe mbështetja e për për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në mes të Shqipërisë dhe SHBA-së është për mirënjohje të thellë”, është shprehur Meta.
Meta pret Grenellin në zyrë një ditë pasi që analisti politik serb, Dushan Janjiq, tha se Serbia e paguan atë nga 100 mijë dollarë në muaj për fushatë, gjë të cilën ai e mohoi më pastaj.